Autoritetet greke thonë se kanë sekuestruar para pak minutash një motoskaf, në brigjet e Mitilinit në detin Egje, i cili transportonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Turqi.

Sipas burimeve policore, antidroga greke ishte në dijeni të transportit të drogës dhe menjëherë u vunë në ndjekie të trafikantëve, të cilët dyshohet se po transportonin sasi të mëdha kanabisi nga brigjet shqiptare në ato turke, në detin Egje, ku edhe do ta këmbenin me heroinë.

Mësohet se një helikopter i Frontex dhe disa motovedeta të rojes bregdetare munden të gjejnë njërin prej motoskafeve të tranfikantëve, në momentin që dilte prej brigjeve turke, i ndjekur prej policisë turke.

Mbas ndjekies për gati dy orë, roja bregdetare hapi zjarr duke nxjerrë jashtë funksionit motorët e gomones së trafikantëve.

Deri tani mësohet se janë arrestuar tre trafikantë, identitetet e të cilëve nuk bëhen publike, ndërsa vazhdon operacioni për gjetjen e nje gomoneje të dytëm, në të cilën dyshohet se janë ngarkuar sasi të mëdha kanabisi.

Gomonja e sekuestruar dhe të arrestuarit po dërgohen në portin e Mitilinit, ndërsa gjatë orëve në vazhdim priten detaje të tjera lidhur me ngjarjen.

Dy vite më parë, një motoskaf shqiptar u ndalua në brigjet e ishullit Kea në detin Egje, me më shumë se 1500 kg kanabis në bord. Në pranga ranë 3 skafiste dhe 3 bashkëpunëtore të tyre në tokë, mes tyre një bisnesmen i njohur grek.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA