Rreth 9 mijë njerëz nga të gjitha anët e Bavarisë, morën pjesë në paradën në Mynih, të veshur me kostume tradicionale dhe mesjetare.

Parada e ka zanafillën që në vitet 1950 dhe gjithnjë mbahet të dielën e parë të Oktoberfestit. Parada nisi në qendrën e qytetit dhe përfundoi në “Veisn”, atje ku edhe mbahet festivali i birrës.

“Gjatë kësaj parade shihen me mijëra kostume. Ka qindra grupe që vijnë nga çdo qoshe e landit. 25 apo 30 banda muzikore. Është unike në të gjithë botën. Kjo nuk ndodh askund tjetër vetëm këtu në Bavari”, u shpreh një pjesëmarrës.

Festivali më i famshëm i birrës në botë, ai i Oktoberfestit, nis më 21 shtator dhe mbyllet më 6 tetor. Oktoberfesti lindi si një ceremoni martese, më shumë se 200 vite më parë, kur princi i kurorës i Bavarisë, Ludvig, u martua me princeshën Therese të saksoni-hildenburghausen, më 12 tetor të 1810.

Për dasmën e tyre festa nisi ditë më parë, që më 16 shtator, me pije, darka, gara kuajsh etj.  Dhe vendimi për të përsëritur festimet, vitin që pasoi, duket se i dha jetë, Oktoberfestit që vazhdon të jetojë dhe të tërheqë me miliona njerëz, madje edhe nga bota, edhe në ditët e sotme.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA