Shumë zona në Tiranë po vuajnë prej disa ditësh mungesën e ujit.
Demokratët fajësuan Bashkinë e Tiranës jo vetëm për problemet me furnizim, por edhe për ujin e ndotur. Pak ditë më parë rrjeti që furnizonte Tiranën nga ujëmbledhësi i Bovillës pësoi defekt dhe për pasojë disa lagje të kryeqytetit mbetën pa ujë.
“Që kur ujësjellësi kaloi në pronësinë e plotë të Bashkisë së Tiranës, kryeqyteti po vuan mungesën e ujit të pijshëm dhe, akoma më keq, uji shkon i ndotur në shumë familje shqiptare. Qytetarët e Tiranës duhet ta dinë se ndërkohë që në shtëpitë e tyre nuk ka ujë te pijshëm, Erion Veliaj fiton 11 milionë euro në vit nga ujësjellësi pa i investuar ato”, ka thënë Oriola Pampuri.
Për të faktuar akuzat, selia blu publikoi përbetimet e kryebashkikut Veliaj, për cilësinë e ujit bashkë me pamjet e rubinetave ne disa prej familjeve në kryeqytet.
Top Channel