Ti Raporton/ Plehrat mbulojnë liqenin e Mëzezit, qytetari: Po krijohet një “bombë ekologjike”
21/09/2019 12:58
Plehrat që hidhen kudo që mund të gjendet një hapësirë bosh janë një problem i vazhdueshëm për shumë qytetarë. Edhe qytetari që ka dërguar këto foto në “Ti raporton” (+355 69 313 1311) në Top Channel, denoncon mbushjen e liqenit të Mëzezit në Tiranë me plehra.
“Po krijohet një bombë e ekologjike, kjo është një pjesë, ka dhe te tjera”, denoncon qytetari, i cili thekson se plehrat hidhen aty kryesisht gjatë natës, por nuk mungojnë as rastet kur makina të vogla i dërgojnë mbetjet aty gjatë ditës.
Top Channel