Nga 1 janari kanë ndodhur 4554 aksidente në rrugë, shkak përdorimi i telefonit
21/09/2019 11:27
Në të shumtën e rasteve shkak i aksidenteve automobilistike rrugore ka qenë përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit, dërgimit të mesazheve, thirrjet në telefon apo dhe ndjekja e rrjeteve sociale në timon.
Që prej 1 janarit e deri më sot janë regjistruar 4554 aksidente me 113 jetë të humbura.
Ndëshkimi i drejtuesve që përdorin telefon është 15 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që prej dy vitesh kërkohet të shumëfishohet gjoba.
Për më tepër ndiqni videon…
Top Channel