Vijon fluksi i udhëtarëve që hynë në Portin e Vlorës, edhe pse zyrtarisht jemi në vjeshtë, ende ka qytetarë që vijnë për të pushuar apo vizituar të afërmit.

Ndërsa janë regjistruar 4500 pasagjerë më shumë, krahasuar me vitin 2018. Ndërsa në 13 anijet turistike që operojnë në këtë sezon janë shënuar 12 500 turist të huaj që kanë vizituar gadishullin e Karaburunit dhe Ishullin e Sazanit.

Ndërsa kryetari i degës së përpunimit thekson numrin në rritje të pasagjerëve që frekuentuan këtë port gjatë këtij sezoni.

Gjatë sezonit turistik kanë vizituar Portin Detar Vlorë 10 krocera, 21 skafe, 16 jahte si dhe 72 veliera. Ndërsa edhe sot turist të ndryshëm pavarësisht motit jo të qëndrueshëm kanë frekuentuar anijet turistike me destinacionin Karaburun Sazan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA