Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të miratojë të hënën listën e kandidatëve qё kanё shprehur interesin pёr pozicionin e Prokurorit tё Pёrgjithshёm, tё cilёt plotёsojnё kushtet ligjore pёr tё vazhduar mё tej garёn pas vlerёsimit paraprak.

Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 12:00.

Janë katër kandidatë që kanë shprehur interesin për detyrën e kryeprokurorit: Arta Marku (kryeprokurore në detyrë), Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj.

Të ftuar janë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS, OPDAT, si dhe vёzhgues tё tjerё tё akredituar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA