“Dita Botërore e Pastrimit”, nxjerr në terren dhe administratën durrsake – FOTO
21/09/2019 11:44
Përveç stafit të bashkisë, që kanë pastruar në zona të ndryshme të qytetit bregdetar, punonjësit e administratës dhe njësive mbështetëse të Ujësjellës Kanalizimeve Durrës kanë marrë pjesë në pastrimin e plazhit në fshatin “Rinia”.
Plehra të shumta lihen pas aktivitetit njerëzor në pyllin me pisha në sektorin “Rinia”, një zonë tejet tërheqëse për pushuesit e qytetarët e nga të paktat vende ku mund të organizosh piknik në natyrë.
Mbeturinat e grumbulluara në fund të aksionit janë larguar me mjetet e UKD-së për në vendin e depozitimit të mbetjeve urbane.
Top Channel