Për Edi Ramën ish ministri Tahiri ishte vlerësuar si “ministri kampion”. Dy ditë pasi Gjykata e gjeti fajtor për shpërdorim detyre, kryeministri Edi Rama thyen heshtjen.
Në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, kryeministri Edi Rama për herë parë flet për këtë dënim të një prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.
Në këtë intervistë marrin përgjigje pyetjet si e priti kryeministri Edi Rama, vendimin e dënimit për shpërdorim detyre të Saimir Tahirit.
Tashmë që drejtësia foli a është kthyer Tahiri ne pishmanin e kryeministrit që e zgjodhi dhe emëroi ministër të punëve të brendshme?
A ka kryeministri përgjegjësi morale dhe politike për këtë dënim të Saimir Tahirit?
Në këtë intervistë pak përpara nisjen për në punimet vjetore të OKB-s shefi qeverisë shqiptare flet edhe për pritshmëritë nga mbledhja e këshillit të ministrave të BE në Bruksel për çeljen apo jo të negociatave Shqipëri BE më 18 Tetor.
Kryeministri i jep përgjigje edhe pyetjes nëse çelja e negociatave me kushte sic edhe me gjasë do të vendosë parlamenti gjerman do të ishte një fitore për Shqipërinë apo prapë një gotë gjysmë bosh për vendin tonë.
Këto dhe të tjera pyetje marrin përgjigje nga Edi Rama në intervistën e cila do të transmetohet në edicionin e lajmeve ora 15:00 në Top Channel.
Top Channel