Ambasada amerikane e quan vendimin kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, si një demonstrim të pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta por dënimin në ballafaqim me akuzat e rënda, e quan shkurajues.

Ambasada amerikane e quan vendimin kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, si një demonstrim të  pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta por dënimin në ballafaqim me akuzat e rënda, e quan shkurajues.

“Dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mire” – Ambasada e SHBA në Tiranë.

Partia Socialiste nuk ka preferuar të bëjë një koment të gjatë për vendimin e dhënë nga gjykata për Saimir Tahirin. Elisa Spiropali zëdhënëse e kryesisë, njëherazi  drejtuesja politike e qarkut Tiranë, thotë se e gjitha kjo s’është një çështje partie.

“Është çështje e drejtësisë jo e Partisë Socialiste, as e qeverisë dhe as e partive të tjera politike në tërësi, të cilat kanë kohë që kanë braktisur detyrën per t’u marrë me çështje që nuk u takojnë fare” – Elisa Spiropali zëdhënëse e Kryesisë së PS.

Partia Demokratike nuk pajtohet me këtë vendim  dhe  akuzat ia drejtoi kryeministrit  Edi Rama.

“Rasti i Saimir Tahirit u tregoi shqiptarëve se me Edi Ramën kryeministër, kryeprokuror dhe kryegjykatës, nuk ka ndëshkim nga drejtësia, as për krimi, as për politikanët e lidhur me krimin”, ka thënë Gazmend Bardhi.

Luigi Soreca kreu delegacionit të BE dha një përgjigje më shumë se diplomatike për ish ministrin Tahiri.

“Eksperienca ime si ish-prokuror të lexoj vendimin, para se të bëj një deklaratë, ndaj më lejoni të hedh një sy dhe të lëshoj një deklaratë”, ka thënë Soreka.

Analistët e çështjeve politike hezitojnë të komentojnë vendim për zotin Tahiri për aq kohë sa ata nuk kanë parë argumentimin deri në çfarë shkalle ai ka kryer shpërdorimin e detyrës. Megjithatë analisti Roland Lami thotë se ky vendim i ka kënaqur të gjitha palët.

“Është një vendim i marrë nga anëtarët e Gjykatës, të cilët janë në proçes vettingu dhe iu jep një CV të pasur në fazën e shqyrtimit. Argumenton deri diku qëndrimin e PD-së, që ka një lidhje ndërmjet kanabizimi dhe rolit që ka luajtur ish-ministri, Z.Tahiri. PS del e larë në kuptimin që nuk influencon në gjyqësor, edhe nëse shqyrtohen individ të rëndësishëm, brenda PS-së”, është shprehur Roland Lami.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA