Një 54-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Shtetasi M.P, banues në Tiranë është dënuar me 13 vite e 6 muaj burg nga drejtësia italiane për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.

Ai u shpall në kërkim një ditë më parë nga Interpol Roma, fill pas marrjes së vendimit për dënim me burg nga Gjykata e Apelit në Milano.

M.P u ndalua dhe arrestua në zonën e Yrsghekut, në Kashar dhe aktualisht po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA