Tregu më i madh në zonën e Pogradecit është mbyllur. Pas kontrolleve të kryera nga Agjencia Rajonale e Shërbimit Veterinar dhe ajo e Mbrojtjes të bimëve është konstatuar se tregu nuk plotëson kushtet minimale për funksionimin dhe shitjen e kafshëve të gjalla.

Në bazë të kontrolleve të ushtruara është konstatuar se tregu i kafshëve të gjalla në Çerravë, nuk plotëson kushtet minimale për funksionimin dhe shitjen e kafshëve të gjalla, si pasojë agjencia ka vendosur dënimin administrativ kryesor “Mbylljen e tregut të gjësë së gjallë në Çerravë”.

Për sa më sipër Bashkia Pogradec, në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe në kuadër të transparencës me publiken njofton:

“Të gjithë banorët e bashkisë Pogradec, personat fizikë dhe juridikë, që të paraqiten pranë bashkisë Pogradec, që të bëjnë propozime konkrete, për vënien në dispozicion të pasurive që kanë në pronësi ose administrim, në mënyrë që të përcaktohet vendndodhja e tregut për kafshët e gjalla në territorin e bashkisë Pogradec.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA