Është arrestuar 44-vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme goditi me çekiç shitësen e një marketi në qytetin e Elbasanit pasi kjo e fundit kundërshtoi t’ia jepte artikujt pa lekë.
Shitësja ndërkohë u transportua për në spital dhe është jashtë rrezikut.
Elbasan
Godet me sende të forta një 21-vjeçare, vihet në pranga nga Policia 44- vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit nga qytetarët për një konflikt që po ndodhte në një dyqan, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit duke arrestuar në flagrancë shtetasin :
A.C., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në një dyqan ushqimor është konfliktuar për motive të dobëta me shitësen dhe me pas e ka goditur atë me mjete të forta, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje”.
Elbasan/ Nuk ja dha ushqimet pa lekë, godet me çekiç shitësen e marketit
Top Channel