Ilir Bajri nuk do të ekstradohet drejt Italisë. I akuzuar si një prej anëtarëve të bandës “Bajri” në Shkodër, Ilir Bajri do të qëndrojë në Shqipëri deri sa Gjykata e shkallës së parë në dalë me vendimin e ri.
Ka qenë Gjykata e Apelit në Shkodër që ka prishur vendimin e dhënë më datë 17 qershor për ekstradimin e Bajrit drejt Italisë. “Apeli” arsyeton se “vendimi i Gjykates së Shkallës së Parë është i pazbatueshëm në praktikë, i marrë në kundershtim me ligjin procedurial penal, provat e administrura dhe si i tillë duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rigjykim në atë gjykatë, me trup tjetër gjykues.”
Ilir Rustemi (Bajri), vëllai i Safet Bajrit, rezulton i dënuar me 5.6 vite nga gjykata e Bolonjas për trafikim droge dhe prostitucion.
Top Channel