Pas rrëfimit të Eva Longoria-s se kishte rënë viktimë e bullizmit në sheshxhirimin e “Shtëpiake të Dëshpëruara`”, një tjetër emër i njohur bën përpara për të treguar se pavarësisht famës dhe suksesit që shijon sot, këtij fenomeni, nuk i ka shpëtuar.

Victoria Beckham tregoi ferrin që ka përjetuar në shkollë.

“Më tallnin shumë, mendërisht dhe fizikisht”, është shprehur ajo.

Pasiguritë e akumuluara gjatë asaj periudhe e kanë shoqëruar më pas për një periudhë të gjatë të jetës. Për eksperiencat e kaluara asokohe, Victoria ka vendosur të ulet e të flasë dhe me të bijën 8 vjeçe, Harper. Ajo rrëfen se periudha më e keqe kishte qenë gjimnazi.

“Isha vetëm, nuk kisha miq. Thjesht nuk përshtatesha dot me ta. Më shtynin kur kalonin e thoshin se do të më rrihnin”, ka treguar Victoria që sot është një biznesmene e suksesshme dhe stiliste e njohur mode.

“Ato situata më bënë të ndihem e pasigurt, por nga ana tjetër më shtynë të kuptoj se nëse e dua diçka, do të duhet të punoj shumë për ta arritur. Asgjë nuk erdhi vetë në jetë”, është shprehur ish pjesëtarja e grupit Spice Girls.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA