Gjatë sezonit turistik Lezha ka patur shpesh herë probleme me energjinë elektrike si pasojë e ngarkesës së madhe. Në Lezhë kanë qenë të instaluar dy transformatorë të fuqisë 20MVA.

Për të shmangur problemet me ndërprerjet e energjisë është vendosur një transformator i ri prodhim i vitit 2019 me tre nivele tensioni 110/20/10 kV me fuqi 50 MVA.

Ky investim u paraprin investimeve të tjera që janë parashikuar të bëhen në Lezhë dhe zonat rreth saj për të shmangur problemet me ndërprerjet e energjisë elektrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA