Paralelisht me shkollën “Nënë Tereza”, zonës së Kodër-Kamzës po i shtohet edhe një kopsht i ri dhe modern.
Mbi rrënojat e godinës së vjetër dhe të sipërfaqes e cila ishte zënë më parë nga ndërtimet pa leje, po ndërtohet objekti e ri, i cili përmbush të gjitha standardet për rritjen e të vegjëlve.
Godina që dikur ishte një katëshe dhe tërësisht e mbuluar nga lagështia, tashmë ajo ka marrë një pamje krejt tjetër.
Sikurse shihni edhe nga këto foto, godina ka hapësira shtesë duke rritur kapacitetin e saj, sistem të ngrohjes qendrore, nyje sanitare të reja, mur rrethues të rindërtuar nga e para etj.
Rindërtimi i kopshtit në Kodër Kamëz do të ulë ngarkesën në kopshtet e tjera të zonës, si dhe do të rrisë cilësinë e shërbimit dhe edukimit për fëmijët që i frekuentojnë ato!
Top Channel