Gjyqësori dalëngadalë po zbrazet, por ndërkohë prurjet drejt sistemit të drejtësisë janë të ulëta.

I vetmi fenomen që po njeh rritje është stoku i dosjeve qe po kapin majat në të gjitha Gjykatat. Këtë problematikë evidentoi nënkryetari i qeverisë së gjyqësorit, të KLGJ, gjatë takimit për sfidat dhe problemet pas reformës në drejtësi.

“Neve kemi shumë nevojë dhe e kemi shumë të vështirë që tashmë çështjet që vijnë dhe janë të mbartur të mund t’i zgjidh kjo trupë aktuale. Po të referoheni në statistikat tona është për të ardhur keq, por gjyqtarët janë jashtëzakonisht të ngarkuar”, është shprehur Maksim Qoku, nënkryetar i KLGJ.

Por pa lënë në harresë edhe stokun në Gjykatën e Lartë, Maksim Qoku përmendi edhe mos funksionimin e ILD apo edhe rrezikun për ngritjen e shkallës së dytë të Gjykatës së posaçme.

“Shumë shpejt mund të na lind një vështirësi funksionimi, sidomos në atë të Gjykatës së Apelit, të nivelit të dytë, kjo për shkak të numrit të ulët të gjyqtarëve në dispozicion, të cilët kanë shprehur interes, pra aktualisht 6 prej tyre. Përpara KLGJ-së del sfidë parësore detyra e krijimit të kushteve të nevojshme për të bërë të mundur plotësimin e gjykatës të posaçme, në nivel apeli, me gjyqtarët e nevojshëm”, , ka thënë Qoku.

Koalicioni “drejtësi për të gjithë” në raport evidenton si arritje performancën më të mirë të gjyqësorit, por nga ana tjetër seancat vazhdojnë të zvarriten duke sjellë drejtësi të vonuar

“Se disa kanë patur fat e kanë marrë drejtësi, ndërsa janë shumë e shumë të tjerë që presin”, shprehet Mirela Bogdani, eksperte.

Mes sfidave të drejtësisë pas reformës së 2016 ngelet aplikimi i drejtësisë restauruese apo aplikimi i drejtësisë integruese e rehabilituese për të miturit.

“Ne kemi gjetur një mentalitet, një mentalitet që gjyqësorin e ka vrarë gjithmonë, kur është dashur që të zgjidhet diçka, politika e ka përdorur Gjyqësorin. Kur është dashur që të goditet diçka, shpeshherë është goditur drejtësia”, ka shtuar Qoku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA