Jaeld Çela një ish zyrtar i lartë i policisë së Vlorës do të mbrohet nesër përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda nga avokati i tij pas pretencës së prokurove që kërkuan, 12 vite burgim për tre akuza.

Veprat që rëndojnë për ish drejtorin e policisë Vlorë janë, trafik droge, pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Cela sëbashku me dy zyrtarët të policisë Gjergj Kohila dhe Sokol Bode vijojnë të jenë në kërkim.

Gjykimi për Kohilën dhe Boden është veçuar ndërsa Cela dhe Saimir Tahiri, u gjykuan sëbashku dhe u pranua aplikimi për gjykim të shkurtuar.
Ky gjykim i shkurtuar nuk do të thotë pranim fajësie por zbritje e 1/3 të dënimin nëse gjenden fajtor.

Në seancën e mëparshme sapo tre prokurorët, Dritan Prenci, Vladimir Mara dhe Arenc Çela shpallen pretencën si dhe kërkesë për vuajtjen e dënimit në një burg të zakonshëm, ish ministri punëve të brendshme Saimir Tahiri, filloi mbrojtjen e tij.

Gjatë të gjithë seancës, avokati i tij Maks Haxhia qëndroi ulur dhe nuk foli asnjë fjalë, por ish ministri Tahiri u mbrojt vetë.

Gjatë më shumë se dy orëve përmes një kompjuteri portative tip tablet, ku kishte mbajtur shënime ai i kundërshtoi akuzat ndaj tij dhe ndaj policisë, duke i vlerësuar si të sajuara dhe nën efektin e një paragjykimi.

Madje atij nuk i munguan edhe djersët që bënë të vishte dhe hiqte dy herë xhaketën.

Me gjasë paraditen e të enjtes, do të pritet edhe vendimi gjykatës për këtë çështje ku nuk do të mungojë një vëzhgues i ambasadës amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA