Një baba i ri me nënshtetësi britanike, i martuar me një grua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, kishte në plan të vendosej bashkë me të në Angli.

Por gruas iu refuzua viza dhe u detyrua të qëndrojë më gjatë në vendin e saj, ku fëmija lindi para kohe.

Vajza e tyre, Amal, lindi vetëm  23-javëshe, pas një operacioni urgjent, dhe peshon vetëm 400 gramë. Për këtë shërbim, spitali i kërkon rreth 110 mijë euro.

Por nuk mbaron aty. Vajza duhet të qëndrojë nën kujdesin e spitalit për tre muaj, dhe kjo do të kushtojë rreth 190 mijë euro të tjera.

“Mjekët thonë që nuk do ta nxjerrin fëmijën nga spitali pa u bërë pagesa e plotë, dhe i vetmi lëshim që bënë ishte oferta për ta kryer pagesën me këste”, tha Azar Salimi, babai i fëmijës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA