Surpriza e javës nga Spanja, erdhi nga klubi i Valencias, që në mënyrë tërësisht të befasishme, vendosi të shkarkojë trajnerin Marcelino, ndonëse ky i fundit arriti të realizojë objektivat që i ishin ngarkuar nga drejtuesit.
U fol se shkaku i divorcit mes palëve ishin mosmarrëveshjet dhe përplasjet e shpeshta mes tyre, por vetë Marcelino doli në një konferencë për shtyp, ku pranoi se kishte mbetur i befasuar nga vendimi i drejtuesve të klubit.
“Ishte një rrufe në qiell të pastër. Nuk e prisja, por jam i sigurt që shkak i divorcit është fakti që fituam Kupën e Mbretit. Gjatë sezonit kam marrë mesazhe të vazhdueshme nga njerëz pranë klubit, për të mos e fituar këtë trofe, ndaj mendoj se fakti që ia dolëm, më penalizoi.
Kur takova presidentin Lim, më komplimentoi për arritjen në zonën Champions, por nuk tha asnjë fjalë për Kupën e Mbretit. Gjithsesi unë jam një trajner fitues, që arrita objektivat dhe ndihem krenar për këtë”, tha Marcelino.
Top Channel