Në 9 mars të vitit 1996, 29 dibranë dhe tre skafistë nga Vlora nisen me skaf për në Itali.

Kalimi i ngushticës së Otrantos duhet të zgjaste disa orë, por në fakt nuk ndodhi kështu. Skafi u zhduk dhe varianti zyrtar që pasoi ishte se ai u mbyt së bashku me të gjithë personat në bord.

Megjithatë sot nga të gjitha familjet vetëm një prej tyre ka hapur derën e mortit, të tjerat jo. Ato dyshojnë se ngjarja ka patur një tjetër rrjedhë.

Por familjarët e të zhdukurve e cilësojnë këtë histori ende edhe sot të mbuluar nga hije misteri. Shumë të vërteta sipas tyre nuk janë treguar, përkundrazi janë lënë mënjanë. Çfarë ndodhi në atë ditë marsi të vitit 1996 ? Si u nisën drejt Vlorës dhe më pas u zhdukën burrat e kësaj zone ? A ka diçka që u mbulua dhe përse autoritetet shtetërore heshtën ? Kjo ngjarje bart edhe sot gjurmë drithëruese.

“Shtetit i kam thënë edhe kufomë e pranoj, aq ka rënë nëna në gozhdë”, shprehet Shahie Beça.

“Që janë mbytur nuk mendoj për arsye se nuk ka asnjë lloj shenjë, mbytje”, ka thënë Menduh Istrefi.

“Janë në burgun e Korfuzit, këto kanë qenë gojëdhënat që na dhanë ne fillimisht”, ka thënë Riza Keshi.

“Kemi ngel disa vjet , ankth stres. Shumë, por skemi kujt tja kërkojmë”, tha Hamit Zerja.

“Kur shikoj fotografinë e djalit tim unë, ndjej një diçka ph sikur ata me një fjalë sikur është duke folur me mua, sikur është duke folur me mua”, u shpreh Menduh Istrefi.

“Por unë nuk vdes pa i zbulu këto djem sido të ketë marrë puna. I paçim në qafë!”, ka thënë Shahie Beça.

“Këtë e quaj enigëm unë, misterioze, enigëm, unë dyshoj shumë”, ka thënë Riza Keshi.

Sonte në 20:10, në ciklin „Gjurmë Shqiptare të gazetarit Marin Mema, një histori e mistershme për të cilën familjet e të zhdukurve ende presin përgjigje. Çfarë ndodhi vërtet në atë natë marsi të vitit 1996 ?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA