Një sasi prej 951 kg kanabis sativa janë sekuestruar nga Departamenti i Anti drogës së Epirit, në vendin e quajtur “Eleusa” në aksin që lidh Kakavijën me Janinën.

Sipas anti drogës greke, droga ishte ngarkuar në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Lënda narkotike ka mbërritur në territorin grek e ngarkuar në mushka, në zonën e Konicës, dhe po transportohej në bordin e një fugoni, i cili drejtohej prej një 30 vjeçari shqiptar, emri të cilit nuk është bërë ende publik.

Policia kishte informacion për transportin e kanabisit, ndaj dhe ngriti disa postoblloqe për identifikimin e mjetit dhe sekuestrimin e drogës.

Prej hetimeve rezultoi se fugoni në të cilën e sekuestrua lënda narkotike, rezulton i vjedhur në Athine, ndërsa prej përgjimeve telefonike, u zbulua se pikërisht kryeqyteti grek ishte edhe destinacioni e ngarkesës më të madhe të kanabisit të sekuestruar për këtë vit prej autoriteteve greke.

Deri tani janë shpallur në kërkim edhe 3 pjesëtarë të kësaj organizate, të gjithë shtetas shqiptare, si dhe po punohet për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në Athinë dhe Shqipëri.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA