Kritikave ndaj tifozëve VIP të presidentit të FSHF Armand Duka dhe ish-lojtarit të kombëtares Andi Lila në Procesin Sportiv, i është përgjigjur menjëherë klasa politike në vend.
Kryeministri Edi Rama vizitoi skuadrën në mënyrë surprizë në seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes ndërsa presidenti i republikës Ilir Meta rrugëtimin e tij drejt Elbasanit e nisi me fanellën kuqezi nga kafja e lagjes. Në një intervistë për Top Channel, presidenti Meta në fund të takimit tregon arsyet e pranisë së tij në “Elbasan Arena”.
“U preka nga intervista e Andi Lilës dhe u duk vetja i dobët që i shkojmë Kombëtares sa herë është në suksese. Unë kam qenë sportist vete dhe e di shumë mirë sa e vështirë është”, shprehet Meta.
Sa i përket lumit të kritikave që vërshuan ndaj skuadrës kombëtares pas humbjes me Francën. Presidenti Meta, kujton një episod të vitit 2001, kur ai në ato vite mbante postin e Kryeministrit të vendit dhe Shqipëria u mund si e pafat me Gjermaninë e më pas priste në “Qemal Stafa” Anglinë e cila na mundi me shifrat 3-1 edhe pse djemtë i kishin premtuar më parë kryeministrit se do ta fitonin atë takim.
“U mërzita shumë dhe takoj një mikun tim më pas me tha pse je mërzitur i thash, se na mundi Anglia, por tha ju nuk qenkeni mirë, duhet të mërziteshit po ta kishit mundur ju Anglinë. Kështu që për ca gjëra duhet të jemi më realist”, shprehet President i Republikës.
Sa i përket situatës së turbullt politike në vend, Presidenti i Republikës fton këdo të marrë shembull nga kombëtarja.
Top Channel