Durrës/ Zgjidhet kryetari dhe zëvendëskryetari i këshillit

09/09/2019 14:21

Gjatë mbledhjes së parë të Këshillit të Qarkut Durrës u rizgjodh me votën e të gjithë këshilltarëve pjesëmarrës Alfred Mullaraj si kryetar, ndërsa në postin e nënkryetarit u zgjodh përfaqësuesi i Krujës, Isuf Baku.

Në mbledhjen e parë të KQ Durrës pas votimeve të 30 qershorit nuk mori pjesë kryetari i bashkisë Krujë Artur Bushi.

Mungesa e tij u deklarua për arsye shëndetësore.

Këshilli i Qarkut Durrës ka 19 anëtarë, 10 nga të cilët përfaqësojë bashkinë Durrës, 5 atë të Krujës dhe 4 anëtarë nga Bashkia Shijak.

Vali Qyrfyci

Top Channel