Bashkimi Evropian jep çmim vlerësimi për emisionin “Top Story” në Top Channel
09/09/2019 18:53
Parlamenti Evropian jep çmimet për gazetarinë investigative në Shqipëri.
Çmimi i dytë ka shkuar për emisionin “Top Story” për dokumentarin “Vrasja e Valbonës”. Çmimi është marrë në emër të gjithë gazetarëve të “Top Story”, nga autori i emisionit, Endrit Habilaj.
Çmimi i parë është marrë nga gazetarja Esmeralda Keta dhe Elisa Gjeranin për shkrimin kushtuar mungesës së Inkubatorëve. Ndërsa çmimin e tretë e mori gazetarja Ola Mitre.
Gjatë këtij eventi, ambasadori i BE-së, Soreca tha se “jemi këtu për të treguar mbështetjen e PE-së për lirinë e medias në Shqipëri”. Ambasadori shtoi se në Ballkanin Perëndimor, BE e konsideron lirinë e medias si shumë të rëndësishme.
Top Channel