24/11 17:59
Për të gjithë fansat e zjarrtë të Cristiano Ronaldos tani kanë mundësi që të kenë në dorë parfumin e tij.
Ylli i futbollit, po na tregon çdo ditë dhe më shumë se nuk është i mirë vetëm në futboll .
34-vjeçari shfaqet me një peshqir leopard dhe papuçe, duke kaluar një mëngjes të vështirë, pasi nuk arrin të bëjë asgjë të saktë, duke derdhur kafen, thyer skulpturat, e duke u rrëzuar në pishinë.
Ky është kripi që ai ka zgjedhur për të promovuar parfumin e ri “CR7 Play It Cool”.
Në një intervistë për promovimin e parfumit të ri, vetë Ronaldo thotë: “Besoj vërtet se një parfum i mirë mund të të transformojë, të jep besimin e duhur për të dhënë maksimumin nga vetja”.
Top Channel