Pas takimit me dy senatorët, Haradinaj: Cila është sakrifica?

05/09/2019 15:00

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se në takimin e mbajtur të mërkurën me dy senatorët amerikan nuk i është thënë se çfarë sakrifice duhet të bëjë Kosova për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

Për këtë çështje Haradinaj ka akuzuar politikanët vendës, ndërsa ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të mos i jap më detyra Kosovës.

Në rast të heqjes së masës mbrojtëse për vazhdimin e dialogut, Haradinaj rrezik e sheh krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive dhe në kundërshtim me kushtetutën, kjo në këmbim të njohjes.

Pas përfundimit të takimit me politikanët kosovarë, senatori amerikan Chris Murphy deklaroi se të dyja palët duhet ta kuptojnë se sakrifica ndonjëherë është e nevojshme për t’i normalizuar marrëdhëniet mes dy shteteve.

Kurse, përfaqësuesi i Posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer tha se synimi i tij është t’i kthejë sa më shpejtë Prishtinën dhe Beogradin në tryezën e bisedimeve që do të përfundojnë me njohje të ndërsjellë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA