Nesër hidhet në treg celulari portativ “Galaxy Fold”
05/09/2019 09:28
Të enjten, Samsung njoftoi lancimin e të shtrenjtit dhe problematikut Galaxy Fold, i cili do të jetë celulari i parë portativ që tregun botëror.
“Galaxy Fold” (“Galaxy Dosja”) hapet dhe mbyllet porsi një libër dhe pritet të dalë në shitje të premten, në Korenë e Jugut. Ndonëse nuk është specifikur se kur me saktësi, celulari pritet të përfshihet edhe në tregjet e Francës, Gjermanisë, Singaporit dhe Shteteve të Bashkaura.
Celulari i palosshëm, i cili do të kushtojë 1,980 dollarë ishte menduar të hidhej në treg që në prilline këtij viti. Por data u ndryshua pasi u vu re se pajisja prishej shumë shpejt.
Top Channel