Mjekët në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, në QKUK të Prishtinës, janë gjendur përballë një rasti të rrallë: atë të ardhjes në jetë të një foshnjeje me dy gjini.
Fëmija e lindur para kohe e që peshon vetëm 995 gramë, i është nënshtruar analizave të shumta mjekësore. Për rastin e saj janë duke u kryer të gjitha konsultat e nevojshme, thonë burime spitalore, të cilët sqarojnë se foshnja po trajtohet në repartin e Neonatologjisë.
“Është pranuar në kujdesin intensiv të Klinikës Neonatologjike, është duke u trajtuar si sindromë ‘hiperplasia e gjëndrës-mbiveshkore”, shprehe mjeku.
Sipas mediave vendase, ky është rasti i dytë i këtij lloji që regjistrohet brenda vitit në Kosovë.
Gojnovci thotë se fenomene të tilla ka pasur edhe në vendet e rajonit. Sindroma kongjenitale adrenale hiper plazmike është një sëmundje gjenetike, e cila karakterizohet nga një çrregullim që lidhet me formimin e hormoneve të gjëndrës mbiveshkore.
Irida Vasia
Top Channel