Bashko Stanaraku
(Në vend të parathënies nga Simon Kodra)
Bashko Stanaraku në romanet e tij, nuk vendos “seksimin”, “qejfin”, “Qejfliun”e qefleshkën” si primare, por historinë reale të dhimbshme të jetës së zakonshme dhe jo rrallë herë tinzarçe dhe bindshëm në jetën e të dashuruarve që u duhet të udhëtojnë mes konflikteve dhe stërkëmbëshave dhe zjarreve, që shoqëria u vë për ti ndaluar e për t’ua vrarë këtë lloj të bëri dashuri.
Bashko Stanaraku nëpërmjet romaneve të tij, tepër guximshëm, nëpërmjet dashurisë së shpirtit apo thjeshtë të asaj të trupit me stilin e tij të veçantë të rrëfimit, na paraqet herotizmin e shfrenuar gati-gati shtazarak, i cili na ulet në prehër i ëmbël, i djeshëm dhe i dëshiruar ta provosh e ta shijosh. Më në fund për herë të pare janë romane, që thyen vorgonjtë për të çliruar “Prozën herotike”, aq të dëshiruar, por të përndjekur, goditur e të papranuar nga hipokrizia e lexuesit të diktaturës, të cilin e shohim dhe e hasim edhe në ditët tona, mjerisht duke mos e pranuar këtë realitet siç ka ndodhur e vazhdon edhe ndaj autorit Stanaraku.
Duke lexuar romanet e Stanarakut, nuk ngacmohet vetëm trupi, por që në faqet e para, ai me një stil të rrjedhshëm, me një shpirt të ndjeshëm e origjinal, nëpërmjet rrëfimeve të dhimbshme, ndërsa i lexon, të lajmëron të ruash trupin nga xixat, që të shfaqen pa u ndier tinzarçe që pak faqe e tutje, të bënë që të marrë flakë trupi dhe më pas pa kuptuar epshi të përvëlon shpirtin.
Skeda e Librit:
Titulli: Gruaja e bukur
Shtëpia Botuese: Nacional Tiranë (2019)
Nr. faqeve: 122
Top Channel