SUSAN CAIN
Të paktën një e treta e njerëzve që njohim, janë introvertë. Ata preferojnë të dëgjojnë, në vend që të flasin; të krijojnë, por jo të promovohen; të punojnë në vetmi dhe jo në grup.

“Pushteti i te heshturve” i studiueses amerikane Susan Cain, është një libër për introvertët: për Roza Parksin, për Shopenin, për Dr. Suajsin, për Stiv Uozniakun, të cilëve shoqëria jonë u detyrohet aq shumë. Ky libër socio-psikologjik, si fillim qartëson konceptet introvert dhe ekstrovert, pastaj thekson se si ekstrovertët ‘lartesohen’ ne menyre te padrejte nga shoqëria, teksa introvertet shihen si njerëz të dalë mode. Ndryshe nga janë, dhe me personalitetin e tyre unik, ndërsa shoqëria përpiqet t’i “ndihmojë” të bëhen ekstrovertë. Dhuna që ekstrovertët dhe një shoqëri që bazohet tek ekstroversioni si element suksesi, ushtron ndaj introvertëve, është një nga format më të përhapura të bullizmit që hasen sot në shoqëri.

Jeta që ata mundohen të bëjnë në një shoqëri ekstronormative, është thuaj sipas autores njësoj si homoseksualët që shtiren si heteroseksualë në një shoqëri dominuar prej dogmës. Në librin “Pushteti i të heshturve”, autorja pohon se ne shpesh i nënvlerësojmë introvertët, por humbasim shumë duke e bërë këtë. Ajo rrëfen ngritjen e idealit të ekstrovertit në shekullin e njëzetë dhe se sa gjerësisht është përhapur ky fenomen në kulturën tonë. Përveç këtyre, Susan Cain prezanton në këtë studim edhe introvertë të suksesshëm. Cain duket se ka hulumtuar me pasion për të sjellë këto histori të vërteta duke nxitur kështu revolucionin e të heshturve. Kjo është dhe arsyeja që ky libër konsiderohet nga ata të cilët kanë fuqinë të ndryshojë këndvështrimin e të gjithëve për këtë kategori personalitetesh.

 

Skeda e librit

Fletët 296
Titulli origjinal Quiet
V. Bot 2019
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Grupmosha mbi 18 vjeç
Përkthyesi Gentian Minga

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA