Departamenti i Shëndetit Publik në Illinois thotë se një person vdiq pasi u shtrua në spital me ‘sëmundje të rëndë të frymëmarrjes’. Autoritetet nuk dhanë asnjë informacion tjetër në lidhje me pacientin, përfshirë një emër ose ku jetonte personi.

Melaney Arnold, një zëdhënëse e departamentit, thotë se vdekja është e para në shtet që mund të lidhet me cigaret elektrike.

Njoftimi gjithashtu thotë se numri i njerëzve që kanë përjetuar sëmundje të frymëmarrjes pas përdorimit të cigareve elektrike  u dyfishua në 22 javën e kaluar.

Në një njoftim të lëshuar rreth 4 ditë më parë, thuhej se janë shënuar 149 raste të sëmundjes së rëndë të mushkërive në mbarë vendin që mund të lidhen me avullin që lëshon cigarja elektrike, por Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se nuk ishte raportuar ndonjë raste vdekje, lidhur me përdorimin e cigares elektrike.

Pacienti që vdiq në Illinois, ishte nga të parët që raportoi probleme të rënda të mushkërive. Gjithashtu të gjithë pacientet e shtruar me problemet e frymëmarrjes, raportuan se përdornin cigare elektrike.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA