Konflikti me Indinë për Kashmir-in, Pakisatin i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

21/08/2019 00:57

Çdo ditë është acaruar konflikti mes Pakistani dhe Indisë. Së fundmi Pakistani ka vendosur ta çojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

Ne kemi vendosur ta çojmë çështjen e Kashmirit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Vendimi është marrë pas shqyrtimit të të gjitha aspekteve juridike”, tha ministri i jashtëm, Shah Mehmood Qureshi, për ARY News TV.

Kujtojmë që me datë 5 gusht India e revokoi autonominë e pjesës së administruar prej saj në Kashmir.

Pakistani tha se e “dënon me forcë” vendimin e Indisë. Kashmiri pretendohet edhe nga India dhe nga Pakistani. Të dyja vendet posedojnë armë bërthmore.

Top Channel