Foto/ U arrestua në aeroport me 38 pako me kanabis, “infermierja e Instagram-it” nuk e humb licencën mjekësore edhe pse në… burg 30/07 15:39
Kardinal George Pell, kleriku më i lartë katolik që u dënua për abuzim seksual, ka dështuar në një përpjekje ligjore për të hequr dënimet e tij në Australi.
Pell u burgos për gjashtë vjet në mars pasi u shpall fajtor për abuzimin me dy djem në një katedrale të Melburnit në vitet 1990. Gjykatë e apelit kundërshtoi argumentin e Pell që vendimi ishte i padrejtë.
Ish arkëtari i Vatikanit, 78 vjeç, tani do të mbetet në burg derisa të ketë të drejtën e lirimit me kusht në tetor 2022.
Kujtojmë që dhjetorin e kaluar, gjykata dënoi unanimisht Pell për abuzime seksuale të djemve 13-vjeçarë në Katedralen e Shën Patrikut.
Top Channel