“Type 64” e vitit 1939, u quajt si makina e parë e Porsche, prototipi i parë që u pasua nga marka e famshme, dhe u nxor në ankand këtë të shtunë për 20 milionë dollarë, në Monterej, Kaliforni.
Por ankandi nuk u krye, për shkak se vetë kompania “Porsche” ndërhyri nëpërmjet zëdhënësit të “Muzeut Porsche”, dhe thanë se kjo makinë nuk është në fakt “Porsche”.
Ngatërresa vjen prej bashkëpunimit që ka pasur Ferdinand Porsche, themeluesi i kompanisë, me markën “Volkswagen”.
Porsche dizenjoi makinën e parë popullore të Volkswagen-it, “Beetle”, modeli që mban rekord për jetëgjatësinë më të madhe në prodhim.
Kur Ferry Porsche, djali i Ferdinand Porsche, shiti makinën “Type 64”, në kontratë ishte shkruar “Volkswagen Sport”.
Por zëdhënësi i muzeut, edhe pse tha se kjo makinë nuk është e tillë, e pranoi që përfaqëson ADN-në e Porsche.
Top Channel