Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë dy banorë të fshatit Porodinë për kultivim të kanabisit.

Bëhet fjalë për shtetasit F.S, 40 vjeç dhe M.M, 35 vjeç, kryetar i fshatit në fjalë.

Nga informacionet e siguruara në rrugë policore, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit F.S, u gjetën fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në tokë.

Lidhur me këtë rast, dyshohet se kryetari i fshatit shtetasi M.M, ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka kallëzuar krimin pranë organeve përkatëse.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA