“Mungesa e tij ndihet çdo ditë”/ Vajza e Dr. Florit përlotet në ‘Goca & Gra’ kur kujton të atin, flet dhe për lojën e Mirit në BBVIP: I vetmi që… 28/03 07:52
Në grykëderdhjen e lumit Drin në Lezhë mbetjet paraqesin një situatë mjaft alarmante.
Dora e njeriut vijon që të jetë një ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes së mjedisit, kësaj here me hedhjen e mbeturinave në lumenj.
Specialisti i mjedisit Jak Gjini bën me dije se situata është mjaft alarmante pasi dëmi nuk është vetëm për shëndetin dhe gjallesat në këtë zonë pasi malet me mbeturina shëmtojnë bukurinë e kësaj zone.
Ndotja e ujërave mbetet një problem shqetësues prej vitesh i cili nuk po di të marrë zgjidhje duke krijuar kështu dhe një impakt negativ edhe për turizmin në Lezhë.
Top Channel