Një farkëtar shpatash në Damask, në vitin 1900

Po të kishe një shpatë me “çelik damasku”, arma merrte menjëherë një status legjendar nëpër Europën mesjetare, siç tregojnë pelegrinët dhe kryqëzorët që ktheheshin në shtëpi nga vendet arabe.

Shpatat e prodhuara me çelik Damasku ishin aq elastike sa për t’u përthyer nga goditjet e forta pa u copëtuar, dhe njëkohësisht të forta e të mprehta aq sa për ta ndarë një njeri në dysh.

Një mit popullor thotë se mbreti anglez i kryqëzatave, Riçard Zemërluani, kur u takua me sulltanin e Egjiptit dhe Sirisë, Seladinin, ky i fundit hodhi një fashë mëndafshi në ajër dhe e preu me shpatë sikur po çante ajrin, para se pëlhura të binte në tokë.

Damasku ishte një qendër e njohur prodhimi në Mesjetë, sidomos për sa i përket industrisë së armëve, të cilat morëm famë të menjëhershme në Europë. Kryeqyteti i Sirisë në atë kohë ishte kryeqendra e tekstileve, gjithashtu (prej andej vjen dhe fjala “damask”).

FOTO GALERI
9/10
Nanotubat e karbonit janë cilindra të krijuara nga atome karboni, ët forta dhe fleksibël, që sot përdoren te pjesët e avionëve si dhe në proteza të ndryshme mjekësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA