Po të kishe një shpatë me “çelik damasku”, arma merrte menjëherë një status legjendar nëpër Europën mesjetare, siç tregojnë pelegrinët dhe kryqëzorët që ktheheshin në shtëpi nga vendet arabe.
Shpatat e prodhuara me çelik Damasku ishin aq elastike sa për t’u përthyer nga goditjet e forta pa u copëtuar, dhe njëkohësisht të forta e të mprehta aq sa për ta ndarë një njeri në dysh.
Një mit popullor thotë se mbreti anglez i kryqëzatave, Riçard Zemërluani, kur u takua me sulltanin e Egjiptit dhe Sirisë, Seladinin, ky i fundit hodhi një fashë mëndafshi në ajër dhe e preu me shpatë sikur po çante ajrin, para se pëlhura të binte në tokë.
Damasku ishte një qendër e njohur prodhimi në Mesjetë, sidomos për sa i përket industrisë së armëve, të cilat morëm famë të menjëhershme në Europë. Kryeqyteti i Sirisë në atë kohë ishte kryeqendra e tekstileve, gjithashtu (prej andej vjen dhe fjala “damask”).
Top Channel