Gareth Bale është aktivizuar sërish me Real Madridin pas disa ndeshjeve mungesë në miqësoret e zhvilluara nga ‘Los Blancos’.

Bale u fut si zëvendësues në pjesën e dytë në miqësoren e fundit të Realit, atë kundër Romës në Olimpico. Uellsiani arriti të shënojë penalltinë e tij.

Siç duket Real nuk është i bindur plotësisht për shitjen e tij. Bale ishte pranë transferimit në Kinë por Reali i mbylli diskutimet dhe vendosi të mos ta shesë atje. Më herët Zidane ka thënë që largimi i uellsianit është mirë për të gjitha palët.

Bale ka edhe tre vite kontratë me Realin ku ai mund të qëndrojë deri në vitin 2022.

Në miqësoren përballë Romës, Reali humbi pas gjuajtjes së penalltive. Koha e rregullut mbaroi në barazim 2-2 ku Reali kaloi dy herë në avantazh me Marcelon dhe Casemirën ndërsa Roma barazoi dy herë me Perotti dhe Edin Dzeko.

Pas kohës së rregullt u gjuajtën pënalltitë ku Roma fitoi 5-4 me penallti pasi për Realin gaboi Marcelo.

Top Channel