Reforma e këtij sezoni në skuadrën e futbollit të Kukësit, kap edhe një prej lojtarëve që kanë kontribuar më shumë te formacioni verilindor në vitet e fundit.

Ylli Shameti nuk do të veshë më fanellën e skuadrës kuksiane, të cilën e mbrojti me fanatizëm në 6 sezonet e kaluara. Cita Shameti

“Pas 6 vitesh erdhi edhe momenti që të ndahem nga FK.KUKËSI! Dëshira ishte ta mbyllja karrieren këtu, por?? Arsyet??? Koha i tregon të gjitha! Shameti ka akoma për të dhënë në futbollin e luajtur!” deklaron Shameti.

Praktikisht vetë futbollisti sqaron situatën, duke lënë të kuptojë se hierarkia drejtuese nuk e ka dashur më në skuadrën e Kukësit. Por çfarë thotë skuadra verilindore?

“Një profesionist si Ylli Shameti do ta ketë gjithmonë derën e Klubit hapur, edhe si pjesë e stafit teknik.”

Kukësi në mënyrë indirekte ka ftuar ish-kapitenin për të qenë në një post tjetër jashtë fushës, por futbollisti me të gjitha gjasat do të luajë në një ekip tjetër në Superiore, duke nisur nga ky muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA