Baroni i drogës nga Brazili që u kap disa ditë më parë në tentativë arratisje nga burgu, i veshur si vajza e tij, u gjet i vdekur në qeli.
Clauvino da Silva, 42 vjeç, ishte duke vuajtur një dënim 73-vjeçar në burgun Bangu, Rio de Janeiro, kur u kap duke tentuar që të dilte nga burgu i veshur me një maskë të shtunën.
Rojet e pikasën dhe e kthyen në qelinë e tij, ku u gjet i vdekur të martën pasi mesa duket ishte varur me çarçafin e shtratit.
Autoritetet e burgut në Rio thanë se kanë filluar hetimet për vdekjen.
Da Silva – me nofkën “Shorty”ose’ Bajito ‘në Portugeze – i kishte kërkuar të shtunën vajzës së tij që ta takonte për vizitë në burg, kur ai filloi përpjekjen e tij të guximshme të arratisjes.
Ndërsa vajza u fsheh nga rojet, ai u vesh se e bija dhe tentoi të arratisej nga dera kryesore.
Sidoqoftë, oficerët vunë re që femra që ata mendonin se ishte vajza 19-vjeçare e Da Silvas po lëvizte me vështirësi, vendosën ta tërheqin atë mënjanë.
Pasi e çuan në një dhomë për ta marrë në pyetje, zbuluan se gruaja ishte Da Silva i maskuar.
Top Channel