Duke u gjendur përballë të ardhurave në rënie nga punët e përditshme në bujqësi, murgjit në kontenë angleze të Leicestershire- it kanë hedhur sytë nga birra për të financuar manastirin e tyre dhe veprat e bamirësisë.

Kështu kanë hapur birrarinë e parë në vend që merr vulën zyrtare të miratimit nga rendi Trappist. Birra në fjalë prodhohet nga murgjit Trappist (urdhri katolik i Cistercians- ve, të gjendur brenda katërmbëdhjetë manasatireve ne Angli, Itali, Spanjë, Francë dhe Austri).

Ata shitën lopët dhe shpenzuan pesë vite për të ndërtuar fabrikën që mund të prodhojë rreth 300 mijë shishe në vit të birrës Tynt Meadoë, birra e dymbëdhjetë në botë që merr vulën e aprovimit të urdhërit shekullor katolik. Për t’u kualifikuar si një birrë autentike trappist-e, ajo prodhohet brenda mureve të manastirit, nën kontrollin dhe përgjegjësinë e komunitetit dhe të ardhurat që gjenerohen përdoren për shërbime sociale.

“E prodhojmë birrën tonë në mënyrë artizanale, lejojmë që procesi të marrë kohën e tij. Po kështu përdorim përbërës të përzgjedhur me kujdes.” rrëfen njëri prej tyre.

Birra ka mundur të sigurojë klientë të shumtë në Hollandë dhe Belgjikë, por edhe brenda vendit, ku veçanërisht britanikët e rinj e pëlqejnë jo pak.

Nëse gjithë të tjerët mund ta shijojnë birrën në çdo kohë, prodhuesit jo. Ju lejohet ta provojnë birrën vetëm në ditët e festave, gjatë Krishtlindjeve apo Pashkëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA