Presidenti Donald Trump ka dënuar “racizmin, urrejtjen dhe supremacinë e bardhë” në një fjalim pas të shtënave masive që lanë 29 të vdekur në Teksas dhe Ohio.

Ai bëri thirrje për reforma të shëndetit mendor në kontrollin e armëve, si dhe bëri thirrje për dhënien fund të dhunës në shoqëri dhe dënimin me vdekje për ata që qëndronin pas sulmeve.

“Shëndeti mendor dhe urrejtja tërheqin këmbëzën, jo armën”, tha zoti Trump, duke folur në Shtëpinë e Bardhë të hënën.

Ai nuk shprehu mbështetje për masat e kontrollit të armëve të propozuara në Kongres.

Kujtojmë se 29 persona u vranë në dy sulme gjatë fundjavës. Një sulm në një dyqan Walmart në El Paso, Teksas, i mori jetën 20 personave ndërsa nëntë të tjerë humbën jetën në një tjetër sulm në Dayton, Ohio.

Një 21-vjeçar u arrestua në lidhje me sulmin në Teksas dhe besohet se ai kishte postuar online një dokument ku e quante sulmin një reagim ndaj ‘pushtimit’ latin të shtetit. Motivet e autorit të sulmit në Ohio, që vrau motrën e tij dhe tetë persona të tjerë të dielën, para se të qëllohej për vdekje edhe ai nga policia, janë ende të paqarta.

Rasti i fundit, besohet se është i teti më vdekjeprurësi në historinë moderne të SHBA-së dhe ndodhi në një qytet ku pjesa më e madhe e popullatës, ka prejardhje latine. Përveç viktimave, në sulmin në Walmart, u lënduan edhe 26 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA