Rreth globit me Spitfire: Aventura e çmendur e dy pilotëve britanikë

05/08/2019 14:54

Për herë të parë, dy aviatorë britanikë kanë nisur fluturimin e tyre rreth botës, në bordin e një Spitfire-i, avionit ushtarak që u shndërrua në simbolin e lirisë.

Mjeti i restauruar, u përdor gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndonëse tashmë është demilitarizuar.

Avioni 76- vjecar u nis nga aerodromi Goodwood në Angli për një aventurë katër mujore, ose 43,500 km të gjatë përreth globit. Dy pilotët, Steve Brooks 58 vjec dhe Matt Jones, 45, do të shëtisin në rreth 30 vende duke kaluar përmbi monumenteve më të famshme të botës.

Avionët Spitfire qenë thelbësorë në betejën e Britanisë në 1940-n, kur Mbretëria e Bashkuar zbrapsi kërcënimin e një pushtimi nga Gjermania naziste. Nga rreth 20 mijë avionët e prodhuar, vetëm 50 (ose më pak) janë ende në gjendje të ngrihen në ajër.

Top Channel