Dizajne delikate të pikturuara brenda shisheve dhe objekteve të tjera në miniaturë, nga artistë kinezë si Zhang Yuhua dhe bashkëshorti i saj, shpesh mbajnë kaligrafi, kompozime floreale apo skena nga fshati tradicional.
Por, për të mbajtur gjallë traditën qindravjeçvare, të njohur si guihuahu, apo ndryshe, pikturimi i shisheve nga fantazmat, disa piktorë po i kthehen shijeve më të freskëta, me motive moderne, përfshirë këtu edhe karakterin e shumëadhuruar të fëmijëve, Peppa Pig.
Duke u përqendruar tejmase, teksa mban në dorë një penel dhe një shishe, Zhang derdh gjithë talentin e saj ndonëse arrin të shohë me vështirësi se çfarë po bën. Çifti, rreth të 70-ave e ka kaluar jetën duke praktikuar procedurën në fjalë, që nisi në Pekin në vitet 1800. Partnerët duan që gjithë çfarë dinë t’ia lënë trashëgimi gjeneratës së ardhshme.
Por, siç këshillojnë ata, duhet shumë durim për të mësuar teknikën dhe vite të tëra për t’u bërë mjeshtër i saj.
Top Channel