Gjueti balenash në Ishujt Faroe, përgjaket deti (foto)

05/08/2019 22:38

Një grup peshkatarësh në Ishujt Faroe kanë vrarë 23 balena si pjesë e një tradite qindra vjeçare.

Gjuetia e balenave bëhet në mënyrë që banorët e zonës të ushqehen përgjatë dimrit, por afron edhe shumë turistë.

Por, një përfaqësues i shoqatave për mbrojtjen e kafshëve kritikoi jo vetëm traditën, por edhe aspektin social të saj: “Ka shumë banorë të zonës dhe turistë që mblidhen për të parë këtë spektakël të tmerrshëm. Sheh prindër që qeshin dhe fëmijë që luajnë në plazhin ku bëhen vrasjet”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel