Thanas Dino
“Dielli i ulët” rreh të përshkruajë Shqipërinë në fundin e një regjimi që po këmbehet. “Pranvera që zgjasin më pak se një stinë dhe bien nën dimrin e dogmës së socializmit shqiptar.
Diktatorë të vegjël që lulëzojnë edhe pas ikjes së diktatorit të parë. Ngjarjet e librit ndodhin në një nga zonat më të ngrohta të vendit, në Sarandë, Mesdheun shqiptar.
Gazetari Josif Mërtiri, korrespodent i një të përditshmeje, e sheh si një zbulim arkeologjik dhe njerëzit e saj, në bukuri e karakter, i gjen si statuja mermeri. Në një klimë të lirë, edhe ata bëhen më të lirë. Realitet dhe fantazi me ngjyra të ndezura që përpiqen të plotësojnë mozaikun “Dhjetëvjetëshi i fundit”. Vazhdë e romanit kronikë letraro-politik “Vetëvrasja mbi trëndafil”, “Dielli i ulët” rreh të përshkruajë Shqipërinë në fundin e një regjimi që po këmbehet.
Skeda e librit:
Top Channel