Kryeministrja rumune ka shkarkuar ministren e arsimit për shkak të komenteve të papërshtatshme për një rast rrëmbimi që ka tronditur vendin. Aleksandra Macasanu, 15 vjeç, u rrëmbye në perëndim të kryeqytetit Bukuresht, të mërkurën e kaluar.
Ministrja e Arsimit tha ndërkohëse asaj i kishin mësuar të mos hipte në makinë me të panjohur. Komentet, sipas kryeministres, ishin të papërgjegjshme, por vetë ministrja sqaroi se nuk kish patur për qëllim të fajësonte viktimën ose prindërit e saj.
Ministrja e arsimit është më e fundit në qeverinë rumune që humbet postin pas këtij rasti që ka ndezur një zemërim të madh publik. Shefi i policisë në vend u shkarkua dhe ministri i brendshëm dha dorëheqjen, por kritikët kërkojnë më shumë koka turku.
Autoritetet janë kritikuar për atë që konsiderohet si reagim i vonuar ndaj tre telefonatave për ndihmë të 15 vjeçares. Kjo e fundit u zhduk të mërkurën e shkuar ndërsa po shkonte në shtëpi në qytetin Caracal. Policia priti 19 orë para se të bënte një kontroll në godinën ku ajo mbahej, kohë në të cilën, u gjet e vdekur. Xhaxhai i 15 vjeçares, publikoi të enjten transkriptin e telefonatave të saj drejtuar policisë.
Në një prej tyre, ajo i kërkonte oficerit të policisë të qëndronte me të në linjë sepse ishte e frikësuar ndërkohë që përgjigjia ishte se ata po merreshin me telefonatën.Personi që ka pranuar tashmë vrasjen e 15 vjeçares, ka rrëfyer se ka vrarë edhe një tjetër vajzë, 18 vjeçare, që ëshët e zhdukur që nga prilli.
Top Channel